Kronikë

Aksident në autostradën Levan–Vlorë, përplaset motori me trailerin, plagosen dy persona

Shkruar nga Liberale

Aksident në autostradën Levan–Vlorë, përplaset motori

Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Levan–Vlorë, pranë urës së Mifolit.

Sipas informacioneve paraprake, një motor është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë (trailer), teksa ka tentuar një manovër parakalimi.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit dhe pasagjeri kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH