Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Maqellarë të Dibrës, ku një 26-vjeçar ka plagosur me thikë nënën e tij, 50 vjeçe. Ajo pas plagosjes është nisur me urgjencë në spital
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se i riu vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Ndërkohë, gruaja mësohet se ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe motivet e këtij akti në familje.