Kronikë

Dënohet me burg ish-shefi i Antidrogës në Durrës, kërkoi ryshfet 20 mijë euro

Shkruar nga Liberale.al

Dënohet me burg ish-shefi i Antidrogës në Durrës,

Gazmir Preçi, ish-shefi i Sektorit të Narkotikëve në Policinë e Durrësit, është dënuar nga GJKKO me 2 vite e 4 muaj burgim për korrupsion.

Fillimisht ai ishte dënuar me 3 vite e 6 muaj, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, do të vuajë vetëm 2 vite e 4 muaj.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Preçi i kishte kërkuar 20 mijë euro një pronari lokali nate pranë Urës së Dajlanit në Durrës, në këmbim të mosushtrimit të kontrolleve nga policia. Nga kjo shumë, ai ka marrë 10 mijë euro.

Në lokalin në fjalë zhvillohej aktivitet “muzikë live” dhe ishin të punësuar shtetas shqiptarë dhe të huaj.

SPAK e çoi çështjen në gjykatë në muajin shkurt, pasi përfundoi hetimet dhe gjeti prova të mjaftueshme që vërtetojnë përfshirjen e Preçit në korrupsion pasiv.

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH