Kronikë

Vrasja e 52-vjeçares në Pogradec/ Policia njofton arrestimin e autorit, i riu e pranon: Unë e bëra, e doja KOZETËN dhe s'më interesonte...

Shkruar nga Liberale
Vrasja e 52-vjeçares në Pogradec/ Policia njofton arrestimin e

Pas Prokurorisë, edhe Policia e Korçës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e 31-vjeçarit Ilirjan Selmani, i cili dyshohet si autor i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teço, në apartamentin e saj në Pogradec.

Në njoftimin e saj, policia bën të ditur se ka bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 28.07.2025, në lagjen nr. 1, Pogradec.

Fillimisht, ngjarja u raportua si aksidentale, pasi u dyshua se viktima kishte humbur jetën nga asfiksia si pasojë e djegies së banesës së saj.

“Gjatë veprimeve hetimore dhe këqyrjes së jashtme të trupit të pajetë, janë ngritur dyshime se shkaku i vdekjes nuk ishte asfiksia, pasi në trupin e viktimës janë konstatuar dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës (thikë)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia bën të ditur se, në vijim të hetimeve të thelluara, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Korçës dhe bazuar në pamjet filmike, është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit I.S., 31 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet se kishte pasur një lidhje intime me viktimën gjatë tre viteve të fundit.

“Shtetasi I.S. dyshohet se ka vrarë me thikë shtetasen K.T., 52 vjeçe, më pas i ka vënë zjarr banesës së saj dhe është larguar nga vendngjarja rreth orës 05:00. Në përfundim të veprimeve hetimore, ai u arrestua në flagrancë për veprën penale ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH