Kronikë

Dh*na ndaj kamerierit 18-vjeçar për një shishe ujë, avokati i efektivit: Nuk e goditi ai

Shkruar nga Liberale

Dh*na ndaj kamerierit 18-vjeçar për një shishe ujë,

Avokati Kujtim Cakrani, mbrojtës i policit të pezulluar tashmë, Ardian Isufi, thotë se nuk është klienti i tij personi që goditi me shpullë dhe grushte kamerierin 18-vjeçar në Vlorë për një shishe uji. Ai thotë se polici vetëm e ka shtyrë kamerierin, ndërsa personi që e goditi në fytyrë është shoku i tij, Leart Bimo, me të cilin efektivi u ul të pinte kafe.

”Polici ishte aty, me një shokë, konsumuan diçka, por s’është e vërtetë që polici qëlloi. Ai mund të mbajë përgjegjësi që e ka goditur shoku dhe duhet ta ndalonte. Polici e ka shtyrë dhe ka ikur, ka shkuar dhe e ka goditur ai tjetri”, thotë Kujtim Cakrani.

Avokati kërkon të zbardhet ngjarja që nga fillimi, dhe të merren të plota videot e kamerave të sigurisë, pasi sipas tij është hedhur baltë mbi ish-efektivin i cili ndodhet në reanimacion. ”Policia ta hetojë ngjarjen, të marrë videot të shohë si ka ndodhur ngjarja dhe të zbulojë çka ndodhur. Dënoj çdo akt dhune por ngjarja duhet zbardhur se polici s’duhet të mbajë baltën e hedhur. Kush ka dhunuar policin do mbajë përgjegjësi, edhe ai që ka goditur kamerierin do mbajë përgjegjësi”.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH