Kronikë

Lidhja me 55-vjeçarin dhe mbytja e të atit, ç’deklaroi Emalinda Rama! Avokati: Nënë e bijë thanë, e gjetëm vdekur!

Shkruar nga Liberale

Lidhja me 55-vjeçarin dhe mbytja e të atit, ç’deklaroi

“Nuk dimë asgjë kush e ka vrarë, ne thjesht e kemi gjetur të vdekur”, kanë deklaruar para togave të zeza në Gjykatën e Fierit, Emalinda Rama dhe nëna e saj, Valbona Rama, të akuzuara për vrasjen e kryefamiljarit Anesti Rama, krim i ndodhur mbrëmjen e 23 Korrikut në fshatin Frashër.

Përfaqësuesi i ligjor nënë e bijë ka deklaruar se ato kanë qenë shumë kontradiktore në deklaratat e tyre, duke shtuar se kishte kërkuar shtrimin e tyre në spital psikiatrik gjatë seancës së sotme (28 Korrik).

“Sot e mohuan plotësisht faktin e përfshirjes së vrasjen e shtetasit Anesti Rama”, deklaroi avokati.

Sa i përket dyshimeve se 26-vjeçarja ka qenë në një lidhje me të akuzuarin tjetër Çlirim Dogani, ai u shpreh se “Emalinda është e çekuilibruar dhe i mohon qëndrimet e saj disa herë. Ajo ka pasur disa fejesa, pretendimi i saj është se ka kryer marrëdhënie me atë shtetas 1 vit përpara, ky është pretendimi i fundit”.

Ja çfarë deklaroi avokati:

"Thëniet e tyre gjatë procesit të hetimit ishin shumë kontradiktore me çfarë deklaruan sot në procesin gjyqësor përpara Gjykatës.

Sot e mohuan plotësisht faktin e përfshirjes së vrasjen e shtetasit Anesti Rama dhe thanë “nuk dimë asgjë kush e ka vrarë, ne thjesht e kemi gjetur të vdekur.

Emalinda është e çekuilibruar dhe i mohon qëndrimet e saj disa herë. Ajo ka pasur disa fejesa. Pretendimi i saj është se ka kryer marrëdhënie me atë shtetas 1 vit përpara, ky është pretendimi i fundit.

Dogani tha se nuk kam pasur lloj informacioni, i kam njohur thjesht si qytetare në autobus kur bëja linjën Arapaj-Fier.

Kërkova shtrimin e tyre në spital psikiatrik duke parë çekuilibrin e tyre gjatë këtyre 5 ditëve, duke ndryshuar disa herë version."

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH