Një aksident rrugor ka ndodhur sot në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të fshatit Gorre.
Burime bëjnë me dije se një mjet tip Benz është përfshirë në aksident me një motomjet tip triçikël. Nga aksidenti ka dy të plagosur rëndë në spitalin e Lushnjës.
Policia e qarkullimit rrugor ka shkuar në vendngjarje për të dokumentuar aksidentin dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit ndërkohë që po disiplinon dhe trafikun
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se shkak mund të ketë qenë një manovër e gabuar në parakalim.