Kronikë

Tentoi të kalonte kufirin me pasaportë false, arrestohet 41-vjeçari gjeorgjian në Rinas

Shkruar nga Liberale

 

Tentoi të kalonte kufirin me pasaportë false, arrestohet

Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar në flagrancë një shtetas 41-vjeçar nga Gjeorgjia, i identifikuar si G. Z., i cili tentoi të udhëtonte drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Fillimisht, G. Z. paraqiti në sportelin e Policisë një pasaportë gjeorgjiane dhe një kartë imbarkimi për fluturim drejt Budapestit, në përpjekje për të dalë në mënyrë të rregullt nga territori shqiptar. Megjithatë, falë monitorimit të vazhdueshëm nga ana e punonjësve të Policisë, ai u pikas te një portë tjetër dalëse, i gatshëm për t’u imbarkuar në fluturimin “Tiranë-Mançester”.

Menjëherë pas kësaj, shtetasi u shoqërua në vijën e dytë për kontroll më të detajuar, ku gjatë verifikimeve iu gjet një pasaportë greke me të dhëna të një shtetasi tjetër, si dhe një biletë fluturimi me po të njëjtat të dhëna. Nga ekzaminimet paraprake në laborator, pasaporta rezultoi e falsifikuar.

Në përfundim të hetimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Rinas arrestuan në flagrancë shtetasin G. Z., 41 vjeç, për veprën penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve dhe vizave”, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Ky rast thekson edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërkombëtar, veçanërisht me autoritetet britanike, në luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe falsifikimit të dokumenteve.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH