Kronikë

"10 vjet burg kush shkrep armën në dasëm" - Ish ministri i Drejtësisë: Kodi i ri PENAL kriminalizon shoqërinë

Shkruar nga Liberale

"10 vjet burg kush shkrep armën në dasëm" - Ish

Kodi i ri Penal ishte tema e diskutimit mbrëmjen e kësaj të marte në Now në Euronews Albania.

Juristi dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani vuri theksin te mungesa e edukimit që e shoqëron, sipas tij, Kodin e ri Penal, duke thënë se ky, sipas tij, është një Kod që kriminalizon shoqërinë, duke pasur në qendër të tij dënimin me burg.

Manjani tha se Kodi duhet të shoqërohet me një kod kundravajtjesh administrative, pasi, sipas tij, nuk mund të zgjidhet çdo problem apo shkelje shoqërore nga prokuroria.

“Qëllimi nuk është të kriminalizohet shoqëria, të futet shoqëria në burg, qëllimi është të edukohet. Nuk zgjidhet asgjë me pranga, kriminalizohet me pranga. Duhet patjetër që këtij ligji t’i shtrohet një kod kundravajtjesh administrative. Ka një sërë shkeljesh të cilat dënohen administrativisht, është shumë e thjeshtë. 10 vjet burg për armbajtje pa leje, a ndodh kjo në ndonjë vend të botës? 10 vjet po shkrepe armën në dasmë, e kuptoni apo jo?” -tha Manjani.

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH