Gjykata e Brindisit ka shpallur vendimin për një grup kriminal italo-shqiptar të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge. Shtatë persona janë dënuar me gjithsej 80 vite burg, ndërsa janë gjobitur me dhjetëra mijëra euro dhe u është ndaluar mbajtja e posteve publike.
Të dënuarit janë përfshirë në trafik të lëndëve narkotike si kokainë dhe heroinë, të importuara nga Holanda dhe të shpërndara në Itali dhe vende të tjera. Gjithashtu, disa prej tyre janë akuzuar edhe për zhvatje me metoda mafioze.
Ja emrat dhe dënimet:
Fabrizio Russo (48 vjeç) – 9 vjet e 9 muaj burg + 11,500 euro gjobë
Salvatore Schiavone (34 vjeç) – 8 vjet burg + 8,000 euro gjobë
Adrian Boci (35 vjeç, shqiptar) – 13 vjet e 6 muaj burg
Salvatore Chionna (47 vjeç) – 7 vjet burg + 30,000 euro gjobë
Roberto Mazzuti (49 vjeç) – 8 vjet burg + 8,000 euro gjobë
Kujtim Metaj (60 vjeç, shqiptar) – 22 vjet e 6 muaj burg
Romeo Myftari (43 vjeç, shqiptar) – 12 vjet burg
Hetimet janë udhëhequr nga Prokuroria Anti-Mafia në Lecce dhe janë zhvilluar gjatë Operacionit "Tackle" të Guardia di Finanza, ku në janar 2022 u ekzekutuan 23 urdhra arresti.
Sipas gjykatës, Kujtim Metaj ka qenë një nga organizatorët kryesorë të rrjetit kriminal, bashkë me persona të tjerë shqiptarë dhe Pierluigi Chionna, i cili më pas është bërë dëshmitar i drejtësisë.