Kronikë

Kapet në Kroaci i arratisuri shqiptar i kërkuar për trafik droge, pjesë e një organizate ndërkombëtare kriminale

Shkruar nga Liberale.al

Kapet në Kroaci i arratisuri shqiptar i kërkuar për trafik droge,

Një tjetër goditje ndaj trafikut ndërkombëtar të drogës është shënuar këto ditë, pas arrestimit të një shtetasi shqiptar në Kroaci, në kuadër të një hetimi të gjerë europian dhe ndërkombëtar për kapjen e personave të arratisur me rrezikshmëri të lartë.

I arrestuari, shtetasi T. A., ishte në kërkim prej kohësh nga autoritetet italiane, në bazë të një urdhri paraburgimi për shkelje të legjislacionit të trafikut të drogës. Ai u ndalua pas një operacioni të përbashkët mes Policisë Shtetërore Italiane dhe Policisë Kroate, të koordinuar me mbështetjen e Policisë Shqiptare.

T. A. ishte pjesë e një organizate kriminale të strukturuar, e përbërë nga shtetas shqiptarë, maqedonas dhe italianë, që merreshin me trafikimin e kokainës në disa vende europiane. Hetimet dyvjeçare që çuan në arrestimin e tij kishin rezultuar më herët me ndalimin e 42 personave dhe zbatimin e 38 masave të sigurisë, përfshirë arrestime në burg dhe sekuestrime të mjeteve të përdorura për aktivitetet kriminale.

Në momentin e zbatimit të masave, pesë anëtarë të kësaj organizate arritën të arratiseshin. Me kapjen e T. A. në Kroaci, dhe dy të tjerëve në ditët e fundit në Shqipëri, autoritetet po finalizojnë rrjetin e plotë të grupit kriminal që vepronte në mënyrë të koordinuar në disa shtete të BE-së.

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH