Kronikë

DEL FOTO/ Këta janë 3 vëllezërit nga Tropoja që dyshohet se vranë Renis Dobrën, trupin e hodhën pranë liqenit të Shkopetit

Shkruar nga Liberale

DEL FOTO/  Këta janë 3 vëllezërit nga Tropoja që

Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj janë tre vëllezërit të cilët dyshohet se kanë organizuar rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës e më pas trupin e hoshën pranë në liqenit të Shkopetit.

Me origjinë nga Tropoja dhe banues në Kamëz, tre vëllezërit janë të dyshuarit kryesorë për rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit. 

DEL FOTO/  Këta janë 3 vëllezërit nga Tropoja që

Së bashku me ta si i përfshirë në krim dyshohet se është dhe miku i tyre, Petrit Çakrri, një nga dëshmitarët e vrasjes së Azem Hajdarit.

Së bashku me Çakrrin, për ngjarjen është arrestuar edhe Fatjoni, ndërsa të tjerët janë shpallur në kërkim.

Për zbardhjen e krimit të rëndë, ekspertët e krimeve të policisë së Dibrës por dhe nga policia e shtetit i kanë përqendruar hetimet në disa pista. Sipas burimeve, në Gjermani, Dobra nga ku ishte depërtuar pak muaj më parë, eshtë marrë me shpërndarjen e lëndëve narkotike. Këtë aktivitet dyshohet se po e vijonte së fundmi edhe në qytetin e tij.

E megjithatë hetuesit nuk përjashtojnë pistën se i riu ka pasur konflikte për ndonjë vajzë.

 

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH