Kronikë

56-vjeçari shqiptar ekstradohet në Itali pas më shumë se 20 vitesh në arrati

Shkruar nga Liberale.al

56-vjeçari shqiptar ekstradohet në Itali pas më shumë se

Një shtetas shqiptar 56-vjeçar, i dënuar për një sërë veprash të rënda penale në Itali, është ekstraduar nga Shqipëria drejt Italisë, pas një kërkimi që zgjati mbi dy dekada. Ai u zbarkua në Aeroportin Fiumicino të Romës, i shoqëruar nga Shërbimi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Policor.

Sipas autoriteteve italiane, shqiptari do të vuajë një dënim përfundimtar prej 25 vitesh burg, i dhënë nga Gjykata e Apelit e Salernos. Ai është shpallur fajtor për rrëmbim, tentativë zhvatjeje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe përfshirje në trafik ndërkombëtar të drogës.

I dënuari ka qenë në krye të një organizate kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike midis Amerikës së Jugut, Italisë dhe Shqipërisë. Një nga veprat më të rënda që i ngarkohet është rrëmbimi i një personi në Piemonte në vitet '90, si dhe bashkëpunimi me një rrjet kriminal që trafikonte heroinë në zonën e Salernos në fund të viteve '90 dhe fillim të viteve 2000.

Pas shkatërrimit të organizatës, ai arriti t’i shpëtonte arrestimit dhe u zhduk për më shumë se 20 vite. Gjatë kësaj kohe, kishte arritur të ikte në Shtetet e Bashkuara, ku fshihte identitetin e tij duke falsifikuar vdekjen dhe duke përdorur dokumente të rreme.

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH