Aktualitet

Shqipëria NË FLAKË prej ditësh/ Disa vatra ende aktive,1 viktimë, evakuime dhe dëme të mëdha nga zjarret

Shkruar nga Liberale

Shqipëria NË FLAKË prej ditësh/ Disa vatra ende aktive,1

Prej disa ditësh Shqipëria po përballet me situatën e vështirë të zjarreve, që ka përfshirë mjaft zona të vendit, nga veriu në jug. 

Por theksojmë se situata me rrezik më të lartë u përqendrua në Delvinë dhe Gramsh, duke shkaktuar një viktimë, me dhjetëra shtëpi të shkrumbuara, dëme të konsidrueshme në bimësi e bagëti, si dhe evakuuime në banorë.

Sipas përditësimeve, vatrat më problematike ndodhen në qarqet Vlorë, Berat, Dibër, Elbasan, Tiranë, Gjirokastër dhe në disa zona malore të mbrojtura.

Në qarqet e jugut, veçanërisht në Vlorë, vazhdon operacioni në Syrin e Kaltër, ku janë angazhuar qindra forca nga zjarrfikësit, ushtria dhe autoritetet vendore. Zjarre të tjera janë aktive në zonat Finiq, Himarë, Selenicë dhe Dropull.

Ndërkaq, ekipet e emergjencës dhe forcave zjarrfikëse po punojnë në terren, madje dhe me orare të zgjatura, duke vënë në rrezik kështu edhe jetën e tyre.

Por mos vallë mungesa e mjeteve efikase dhe avionëve e helikopterëve zjarrfikës e ka vështirësuar edhe më shumë përballimin e kësaj situate?

Lidhur me këtë, një ditë më parë kryeministri Edi Rama iu përgjigj pyetjes se "përse vendi ynë nuk blen më shumë avionë zjarrfikës.

Sipas tij, përveç faturave ekonomike, situata e rëndë e zjarreve nuk merr zgjidhje përfundimtare nga blerja e avionëve zjarrfikës. Ai shtoi se edhe vendet fqinje të cilat kanë kapacitet e duhura, janë "gjunjëzuar" para betejës me zjarret. 

 

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH