Showbiz

Diddy dhe djali i tij përballen me padi tronditëse për “përdhunim brutal në grup”

Shkruar nga Liberale.al

Diddy dhe djali i tij përballen me padi tronditëse për

Reperi dhe producenti i njohur amerikan, Sean “Diddy” Combs, së bashku me djalin e tij Justin Combs, janë përfshirë në një tjetër skandal të rëndë, teksa ndaj tyre është ngritur një padi e re për përdhunim në grup, një akuzë që trondit edhe më tej opinionin publik dhe industrinë e muzikës.

Sipas padisë së ngritur nga një grua e identifikuar si Jane Doe, ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Los Angeles, ku ajo pretendon se është droguar dhe më pas është abuzuar seksualisht nga tre burra të maskuar – njëri prej të cilëve, sipas saj, ishte vetë Diddy.

Ajo thekson se nuk u lejua të largohej dhe se dhuna zgjati nga e shtuna deri të dielën në mesditë, përpara se të dërgohej sërish në aeroport, shkruan DailyMail.

Avokatët e Diddy-t mohojnë kategorikisht akuzat, duke i quajtur ato “të pabazuara” dhe pjesë e një vale padish që “nuk do ta ndryshojë faktin se ai nuk ka sulmuar seksualisht apo trafikuar askënd”.

Në sallën e gjyqit, mbrojtja u përpoq ta paraqiste Diddy-n si viktimë të një ndjekjeje të zellshme nga autoritetet, duke u fokusuar më shumë në stilin e tij të jetesës se sa në krime konkrete.

Avokati Marc Agnifilo ironizoi hetimin për gjetjen e “qindra shisheve lubrifikanti” si provë, duke e konsideruar si përpjekje të dëshpëruar për ta portretizuar klientin e tij si shantazhues dhe trafikant seksual.

Ai gjithashtu theksoi marrëdhënien me ish-partneren Cassie, e cila e paditi Combs vitin e kaluar dhe mori një zgjidhje prej 20 milionë dollarësh (afërsisht 18.6 milionë euro), duke thënë se “gjithçka ka të bëjë me para, jo me krim”.

Cassie dhe Jane kanë dëshmuar gjatë procesit për seanca të zgjatura të seksit të detyruar nën ndikimin e drogës, ndërsa Combs filmonte dhe drejtonte.

Agnifilo pranoi që Combs ishte “i dhunshëm”, por mohoi që kjo të përkthehej në trafikim apo shantazh.

Sipas tij, “nëse do të ishte krim të kishe një jetë seksuale jo të zakonshme, atëherë duhet shumë më tepër shirit i verdhë për vendngjarjen”.

Gjyqi, që po hyn në javën e shtatë, është pranë përfundimit. Mbetet që të hënën, juria të nisë shqyrtimin e provave – një vendim që mund të ndikojë ndjeshëm jo vetëm karrierën, por edhe lirinë e një prej figurave më të fuqishme të industrisë së muzikës.

Nëse shpallet fajtor, Diddy mund të përballet me minimumi 15 vite burg dhe deri në burgim të përjetshëm.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH