Showbiz

Jeff Bezos martohet në Venecia mes luksi dhe kritika për stilin: Papioni i gatshëm “prish elegancën”

Shkruar nga Liberale.al

Jeff Bezos martohet në Venecia mes luksi dhe kritika për stilin:

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, tërhoqi vëmendjen në dasmën e tij madhështore me Lauren Sanchez në Venecia. I veshur me një smoking të zi klasik, miliarderi 61-vjeçar u pa duke buzëqeshur teksa hipte në një taksi uji, për të shkuar drejt ishullit San Giorgio Maggiore, ku u zhvillua ceremonia martesore.

Ndërsa eventi ishte i mbushur me shkëlqim, stil dhe të ftuar të famshëm, zgjedhjet e modës së Bezos nuk kaluan pa kritika. Ekspertja e modës nga Nju Jorku, Liz Teich, vuri re një detaj që sipas saj i uli hijeshinë pamjes së tij.

“Ankesa ime më e madhe për pamjen e tij është se do të doja të mos kishte zgjedhur një papion të lidhur paraprakisht. Duket shumë më elegante kur e lidh vetë”, – u shpreh Liz për Daily Mail.

Kritikave iu bashkua edhe gazetari i njohur i modës, Derek Guy, i cili përmes Platform X sugjeroi që Bezos duhet të kishte zgjedhur një jelek ndryshe, më në stil dhe më të përshtatshëm për eventin.

Pavarësisht vërejtjeve për detaje të vogla, dasma e Bezos dhe Sanchez ishte një spektakël i vërtetë luksi, me një listë të ftuarish që përfshinte yje të njohur nga bota e showbiz-it dhe biznesit. Çifti festoi dashurinë e tyre në një nga qytetet më romantike të botës, duke dhënë imazhe që shpejt bënë xhiron e mediave sociale dhe atyre ndërkombëtare.

Në fund, edhe pse papioni nuk ishte perfekt sipas stilistëve, festa dhe dashuria ishin padyshim në qendër të vëmendjes.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH