Premier League do të sjellë ndryshime të mëdha në mënyrën si transmetohen ndeshjet duke nisur nga sezoni 2025/2026, duke ofruar për herë të parë qasje më të afërt me lojtarët dhe dhomat e zhveshjes.
Sipas një raportimi të The Telegraph, transmetuesit si Sky Sports dhe TNT Sports do të kenë të drejtën të intervistojnë lojtarët menjëherë pasi zëvendësohen, direkt pranë fushës. Po ashtu, kamerat do të mund të hyjnë për pak çaste në dhomat e zhveshjes, si dhe të ndjekin nga afër festimet e golave.
Këto ndryshime janë pjesë e një marrëveshjeje të re për të drejtat televizive brenda Anglisë, që vlen plot 6.7 miliardë euro – kontrata më e madhe në historinë e ligës.
Risitë kryesore përfshijnë:
Intervista pranë vijës anësore me lojtarët e sapozëvendësuar.
Kamerat në fushë gjatë festimeve të golave për pamje më të afërta.
Qasje e kufizuar në dhomat e zhveshjes (por jo gjatë diskutimeve taktike).
Ky stil i ri është frymëzuar nga ligat amerikane si NFL dhe NBA, duke e bërë Premier League më argëtuese dhe më të afërt me shikuesit në mbarë botën.