Showbiz

Këngëtarja Melinda Ademi tregon mbështetjen për Interin në finalen e Champions League

Shkruar nga Liberale.al

Këngëtarja Melinda Ademi tregon mbështetjen për Interin

Sonte nga ora 21:00, Paris Saint-Germain dhe Inter Milan do të ndeshen në finalen e Ligës së Kampionëve, një nga eventet më të rëndësishme të futbollit evropian për klube. Ndërsa skuadra franceze kërkon trofeun e parë të madh, Interi synon të fitojë titullin e katërt në historinë e saj.

Në mesin e tifozëve të apasionuar që presin me padurim ndeshjen është edhe këngëtarja kosovare Melinda Ademi. Ajo tregoi hapur mbështetjen e saj për Interin në një koment në Instagram, ku një ndjekës e pyeti: “A po fitojmë sonte?”.

Pa hezitim, Melinda i përgjigjet në italisht: “Io sono intersita”, që në shqip do të thotë “Unë jam interiste”, duke konfirmuar kështu dashurinë e saj për klubin milanez.

Këngëtarja Melinda Ademi tregon mbështetjen për Interin

Liberale Newsroom

A është SPAK, ashtu siç ende vazhdon të pretendojë një pjesë e opozitës, “vegël” dhe në shërbim të qeverisë?

  • Po!
  • Jo!
  • Nuk e di!
SHQIPENGLISH