Bota

Tragjedi në Gjermani: Nëna dyshohet se vrau foshnjën dhe e fshehu në frigorifer

Shkruar nga Liberale.al

Tragjedi në Gjermani: Nëna dyshohet se vrau foshnjën dhe e fshehu

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Gjermani. Një grua 35-vjeçare me prejardhje polake, që jetonte në qytetin Bad Hersfeld në landin Hesse, dyshohet se ka vrarë vajzën e saj të sapolindur dhe më pas ka fshehur trupin e saj në frigorifer.

Sipas raportimeve nga mediat gjermane, nëna dyshohet se e goditi foshnjën në kokë menjëherë pas lindjes, duke i shkaktuar lëndime të rënda në tru, fraktura të kockave dhe hemorragji cerebrale. Mjekët kanë konstatuar se foshnja kishte qenë e zhvilluar plotësisht dhe e shëndetshme në momentin e lindjes.

Për ta fshehur krimin, gruaja dyshohet se e mbështolli foshnjën me një batanije, e futi në një qese pazari dhe më pas e vendosi trupin në frigoriferin e shtëpisë së saj. Trupi i foshnjës u zbulua katër muaj më parë në shtëpinë që ndodhet në një zonë të qetë banimi.

Zyra e prokurorit të Fuldës ka ngritur tani akuza zyrtare ndaj nënës, ndërsa thuhet se krimi mund të ketë ndodhur në periudhën mes janarit 2022 dhe prillit 2024.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH