Bota

Rritet numri i viktimave në Teksas/ 109 të vdekur nga përmbytja, mes viktimave edhe dhjetëra fëmijë

Shkruar nga Liberale.al

Rritet numri i viktimave në Teksas/ 109 të vdekur nga përmbytja,

Teksasi po përjeton një nga fatkeqësitë natyrore më të rënda të dekadës, pasi përmbytjet e fuqishme që goditën shtetin të premten kanë marrë jetën e të paktën 109 personave, ndërsa bilanci tragjik pritet të rritet në ditët në vijim.

Ndër viktimat tragjikisht janë rreth 30 fëmijë, të cilët po merrnin pjesë në një kamp veror me më shumë se 750 pjesëmarrës. Qarku Kerr është zona më e goditur, ku sipas autoriteteve lokale janë konfirmuar 86 viktima, ndërsa mbi 20 trupa ende nuk janë identifikuar.

Sherifi i Kerr County, Larry Litha, tha se ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë pa ndërprerje, por përballen me kushte shumë të vështira për shkak të terrenit të mbuluar nga uji dhe dëmeve të mëdha në infrastrukturë. Qindra njerëz të tjerë vijojnë të jenë të zhdukur, ndërsa shumë komunitete janë të izoluara për shkak të rrugëve të bllokuara.

Tragjedia ka hapur edhe një debat të fortë politik. Ligjvënësit demokratë kanë kërkuar një hetim të menjëhershëm dhe të plotë, për të zbuluar nëse shkurtimet në personelin e Shërbimit Kombëtar të Motit (NWS) kanë ndikuar në përgatitjen dhe reagimin ndaj katastrofës.

Sipas një raportimi të New York Times, disa zyra të NWS në Teksas kishin mungesë stafi në momentet kyçe kur pritej që moti të përkeqësohej. Kjo ka ngritur dyshime për mungesë të koordinimit dhe reagimit në kohë.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë ka reaguar duke deklaruar se paralajmërimet për përmbytjet janë lëshuar në kohë dhe me saktësi, ndërsa ka premtuar ndihmë të menjëhershme për zonat e prekura.

Presidenti amerikan ka urdhëruar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa qeveria federale ka aktivizuar fonde emergjente dhe ndihma për shtetin e Teksasit.

Ndërkohë, i gjithë vendi është në zi për jetët e humbura në këtë tragjedi që ka lënë pas dhjetëra familje të shkatërruara dhe një shtet të tërë në pikëllim.

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH