Bota

Trump REAGON ashpër ndaj Macron pas vendimit për njohjen e Palestinës:  Ajo që thotë ai nuk ka rëndësi

Shkruar nga Liberale

Trump REAGON ashpër ndaj Macron pas vendimit për njohjen e

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër pas deklaratës së presidentit francez Emmanuel Macron për njohjen e shtetit të Palestinës. Gjatë një interviste për mediat amerikane, Trump minimizoi ndikimin e këtij vendimi në skenën ndërkombëtare, duke thënë se “ajo që thotë Macron nuk ka rëndësi” dhe se “asgjë nuk do të ndryshojë”.

Emmanuel është në rregull, është një lojtar ekipi. Por ja lajmi i mirë: ajo që thotë ai nuk ka rëndësi. Nuk do të ndryshojë asgjë,” u shpreh Trump, duke e quajtur të pavlefshëm rolin e Francës në zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez.

Deklarata e Macron erdhi si pjesë e një angazhimi të ri diplomatik të Francës për të njohur Palestinën si shtet të pavarur. Megjithatë, ndryshe nga disa vende të tjera evropiane si Spanja, Irlanda dhe Norvegjia që kanë ndërmarrë tashmë hapa konkretë, Franca ende nuk ka përcaktuar një afat të qartë për këtë vendim.

Reagimi i Trump pason një valë komentesh të përziera në arenën ndërkombëtare, me disa vende që e përshëndesin vendimin e Parisit si një hap drejt paqes, ndërsa të tjerë e konsiderojnë atë si simbolik dhe pa ndikim praktik në terren.

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH