Është identifikuar gruaja që u gjet e pajetë të dielën në mbrëmje, në një zonë me shkurre pranë adresës Via del Mandrione 385, në juglindje të Romës.
Vikima Emanuela Ruggeri, 32-vjeçe.
Hetuesit që hetojnë rastin nuk e kanë përjashtuar mundësinë që vdekja e saj të ketë lidhje me mbidozën.
Gruaja e re, e cila jetonte në zonën e Colli Aniene, ishte zhdukur që nga 14 korriku.
Nëna e saj fillimisht ngriti alarmin në mediat sociale dhe më pas paraqiti një raport te Karabinierët. Autopsia do të kryhet sot./Liberale./