Bota

Zjarr pranë Marsejës, pezullohen fluturimet në aeroportin ndërkombëtar

Shkruar nga Liberale.al

Zjarr pranë Marsejës, pezullohen fluturimet në aeroportin

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer këtë të diel në jug të Francës, në zonën Les Pens-Mirabeau, vetëm pak kilometra larg Marsejës, duke detyruar autoritetet të pezullojnë përkohësisht të gjitha fluturimet nga dhe drejt aeroportit ndërkombëtar Marsejë-Provence.

Lajmi është konfirmuar nga një zëdhënës i aeroportit, i cili bëri të ditur se asnjë fluturim nuk është realizuar që nga mesdita, për shkak të tymit të dendur dhe përhapjes së flakëve në afërsi të pistës.

Për pasojë, disa prej fluturimeve janë devijuar në qytete të tjera, përfshirë Nisë, Nimes dhe aeroporte të tjerë rajonalë. Autoritetet po punojnë me shpejtësi për të vlerësuar situatën dhe për të rivendosur operacionet sapo të jetë e mundur.

Zjarrfikësit dhe shërbimet emergjente janë angazhuar intensivisht për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo për dëme në aeroport.

Ndërkohë, udhëtarëve u bëhet thirrje të kontrollojnë informacionet në kohë reale në faqet zyrtare të aeroportit apo linjave ajrore për ndryshimet në oraret e fluturimeve.

Zonat jugore të Francës prej ditësh po përballen me temperatura të larta dhe erëra të forta, çka ka rritur rrezikun për shpërthimin e zjarreve në pyje dhe zona të hapura.

Liberale Newsroom

A është e fortë sa duhet dhe a po ndjek opozita rrugën e duhur për të fituar bashkinë e Tiranës?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH