Bota

Tragjedi në Teksas/ Mbi 100 të vdekur nga përmbytjet, ja çfarë thonë ekspertët

Shkruar nga Liberale.al

Tragjedi në Teksas/ Mbi 100 të vdekur nga përmbytjet, ja

Më shumë se 100 persona kanë humbur jetën, mes tyre 28 fëmijë, pas një përmbytjeje shkatërruese që goditi Teksasin brenda pak orësh. Lumi Guadalupe u rrit me plot 8 metra për më pak se një orë, duke marrë me vete shtëpi, makina dhe jetë njerëzish, e duke shkatërruar komunitete të tëra.

Tragjedia, që ka tronditur opinionin publik, nuk është parë thjesht si një fatkeqësi natyrore, por si një dështim i thellë i autoriteteve. Profesori i njohur Costas Synolakis, në një analizë për Wall Street Journal, thekson se “nuk ishte natyra ajo që vrau, por mungesa e përgjegjësisë”.

Sipas tij, paralajmërimet ishin dhënë me kohë, por munguan sirenat, sistemet e informimit dhe vullneti politik për të vepruar. “Shkenca bëri punën e saj. Ishte politika ajo që dështoi,” shkruan Synolakis.

Ai thotë se zyrtarët lokalë ishin në dijeni të rrezikut për vite me radhë, por nuk ndërmorën masa, duke e vënë më shumë theksin te shqetësimet për ndotjen akustike sesa për sigurinë e qytetarëve.

“Fëmijët në kamp nuk u mbytën nga uji, por nga dështimi i imagjinatës dhe përgjegjësisë,” përfundon ai, duke bërë thirrje që të mësohet nga kjo tragjedi, për të parandaluar të tjera që mund të vijnë.

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH