Bota

Guterres: Shkatërrimi i Gazës është i patolerueshëm! Koha për zgjidhje me dy shtete

Shkruar nga Liberale.al

Guterres: Shkatërrimi i Gazës është i patolerueshëm!

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka dhënë një deklaratë të fortë nga një konferencë e organizuar nga OKB-ja për çështjen izraelito-palestineze, duke e cilësuar shkatërrimin masiv në Rripin e Gazës si "të patolerueshëm" dhe të domosdoshëm për t’u ndalur menjëherë.

“Asgjë nuk mund të justifikojë sulmet brutale të Hamasit më 7 tetor, por njësoj, asgjë nuk mund të justifikojë urinë masive të popullit të Gazës dhe vrasjen e dhjetëra mijëra civilëve,” u shpreh Guterres në fjalën e tij.

Ai theksoi se kjo konferencë duhet të jetë një pikë kthese për t’i dhënë fund konfliktit përmes zbatimit të zgjidhjes me dy shtete, një Izrael dhe një shtet palestinez që bashkëjetojnë në paqe, me kufij të sigurt dhe të pranuar ndërkombëtarisht.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë bojkotuar konferencën, sipas asaj që raporton BBC, duke reflektuar qëndrimet e tyre të ndryshme ndaj platformës së kësaj iniciative diplomatike.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH