Johnny Depp ka dhënë një intervistë për gazetën Times, ku foli për betejën e gjatë ligjore me ish-gruan e tij, Amber Heard. Aktori 62-vjeçar tha se për të nuk ishte e lehtë të kalonte gjithçka që ndodhi.
“Më duhej shumë kohë,” u shpreh Depp. “Të gjithë më thoshin: ‘Do të kalojë!’ Por çfarë do të kalojë? Akuzat? Gënjeshtrat? Jo, ato nuk zhduken thjesht.”
Ai theksoi se ndjeu nevojën të fliste për të vërtetën, për të mos lënë përshtypjen se ishte fajtor. “Nëse nuk flas, duket sikur kam bërë atë për të cilën më akuzuan. Dhe kjo do të ndikojë fëmijët e mi, nipërit, dhe fëmijët që kam takuar në spitale.”
Në vitin 2022, Amber Heard u shpall fajtore për shpifje ndaj aktorit. Sipas një marrëveshjeje mes avokatëve, ajo përfundimisht pagoi 1 milion dollarë dëmshpërblim, edhe pse më parë ishte dënuar të paguante 15 milionë.
Depp rrëfeu gjithashtu se kishte ndjerë zhgënjim nga disa njerëz të afërt. “Më dhemb më shumë që tre persona të cilëve u besoja, më lanë në baltë. E kuptoj pse shumë të tjerë heshtën – ndoshta kishin frikë.”
Ai e përshkroi veten si një "derrkuc" të lëvizjes MeToo, duke theksuar se historia e tij nisi përpara skandalit të madh me Harvey Weinstein.
Historia e tyre ishte një nga më të komentuarat në Hollivud, duke zgjatur për më shumë se 6 vite, plot me akuza, gjyqe dhe debate publike.