Një përplasje e fortë ka shpërthyer mes dy këngëtareve të njohura, Nicki Minaj dhe SZA. Nicki ka bërë një postim të gjatë dhe të ashpër në platformën X, ku ka sulmuar rëndë SZA-në me fjalë fyese dhe ofendime personale.
Ajo e ka quajtur SZA-në “të pasuksesshme”, “të pavlerë” dhe “budallaqe”. Madje, Nicki ka thënë se nëse këngët e SZA-s do të zhdukeshin, askush nuk do ta vinte re. “Unë jam ikonë, jo ti”, shkroi Minaj, duke e krahasuar veten me SZA-n dhe duke ironizuar karrierën e saj.
Reperja gjithashtu ka akuzuar SZA-në për përdorim të tepruar të auto-tune dhe është tallur me performancat e saj. Ajo nuk kurseu as fjalë shumë të rënda, duke e quajtur SZA-n “të ndyrë” dhe “të zgjebosur”.