Efi Dhedhes, një nga personazhet më të ndjekur të ekranit dhe rrjeteve sociale, është vënë së fundmi në qendër të një debati të nxehtë në Instagram, pas një komenti fyese nga një ndjekëse. Në një prej postimeve të saj, Efi mori një mesazh që insinuonte se ajo është ndër vajzat e njohura që “takojnë persona të burgosur”, një akuzë që ka qarkulluar gjerësisht në opinionin publik së fundmi.
Reagimi i Efit nuk vonoi. Me ironi dhe qartësisht e lodhur nga insinuatat pa baza, ajo u përgjigj:
“Ça thua më vërtetë? Turp të kem?” – duke vënë në lojë tonin moralizues të komentueses.
Por replika nuk u ndal me kaq. Ndjekësja vijoi me një tjetër koment edhe më të rëndë, duke e akuzuar hapur për “favorizim seksual ndaj të burgosurve” dhe i kërkoi “të mos shesë moral në rrjete sociale”.
Komenti vjen pas lajmit se vajzat e njohura nga showbizi shqiptar futen në ambientet e burgjeve, për takime të ashtuquajtura “speciale” me të dënuar për krime të rënda.