Showbiz

Egli Tako "ndez debat" me deklaratën gjatë koncertit në Pejë: A ka shqiptarë në Kosovë apo jeni vetëm KOSOVARË?

Shkruar nga Liberale

Egli Tako "ndez debat" me deklaratën gjatë koncertit në

Egli Tako ka qenë së fundmi e ftuar në një klub nate në Pejë, ku ka performuar përballë një publiku të zjarrtë.

Këngëtarja ka tërhequr vëmendjen e publikut me një deklaratë të pazakontë. 

Teksa interpretonte hitin e njohur “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës, Egli u ndal për një moment dhe u drejtua nga publiku me një pyetje që ngjalli menjëherë reagime në rrjete sociale:

“A ka shqiptarë në Kosovë, apo vetëm kosovarë jeni?”

Kjo pyetje pa vend nga ana e saj duket se preku një temë të ndjeshme që ka qenë shpesh në qendër të debateve publike – ndarjen mes identitetit “shqiptar” dhe atij “kosovar”.

Megjithatë, pavarësisht momentit që ndezi diskutime të shumta në publik, Egli e vazhdoi performancën e saj, duke e anashkaluar këtë frazë me nota humori. 

Egli Tako "ndez debat" me deklaratën gjatë koncertit në

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH