Showbiz

Xhevdet Jashari rikthehet në aktrim pas pesë vitesh, deklaratat për termin “kosovar” ndezin debat

Shkruar nga Liberale.al

Xhevdet Jashari rikthehet në aktrim pas pesë vitesh, deklaratat

Aktori i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Xhevdet Jashari, i cili u bë i famshëm me rolin e “Arif Hikmetit” në serialin “O sa mirë”, është rikthyer në skenën e aktrimit pas një pauze pesëvjeçare. Pas një qëndrimi në Gjermani, Jashari është rikthyer në rajon dhe i është bashkuar kastës së aktorëve në serialin e ri “Bashkallajk”, duke marrë vëmendje edhe për ndryshimin e madh në pamje.

Megjithatë, përveç rikthimit të tij artistik, Jashari ka tërhequr vëmendje të madhe me deklaratat e forta që ka dhënë në një intervistë për “Tëvë 1”. Ai ka shprehur pakënaqësinë e thellë ndaj përdorimit të termit “kosovar”, duke e konsideruar atë si një produkt të propagandës serbe.

“Kosovar është serbisht. Vetë fjala Kosovë vjen prej serbëve. Duhet m’i ardhë shumë rondë atij shqiptari që thotë ‘jam kosovar’. Ma mirë thuj serb jam, se kosovar,” tha Jashari, me tone të ashpra dhe të ngarkuara emocionalisht.
Ai theksoi se e do shumë Kosovën dhe shqiptarët e Kosovës, por se nuk pranon ndarjen identitare mes shqiptarëve, duke e parë si të rrezikshme dhe të dëmshme për unitetin kombëtar.

“Unë jam shqiptar i Maqedonisë. E du Kosovën, i du shumë shqiptarët e Kosovës. Ne jemi shqiptarë. Nuk jemi serbë, nuk jemi maqedonas. Mallkuar koftë ai që bën ndarjen e shqiptarëve, ai që thotë ‘kosovar jena’,” u shpreh Jashari.
Aktori theksoi se çdo njeri ka të drejtë të ndjehet si dëshiron, por se ai vetë e refuzon plotësisht përdorimin e termit “kosovar”, duke e cilësuar si një “terminologji që e ka shpik serbi”.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH