I ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, reperi i njohur Bardhi ka ndarë me publikun disa momente të veçanta nga jeta e tij personale, duke folur me sinqeritet për marrëdhënien me partneren e tij, Sara, dhe vajzën e tyre të vogël, Nea.
“Luteshim çdo natë që të vinte, ishte një dhuratë nga Zoti,” – tha ai me emocion teksa foli për ardhjen në jetë të vajzës, duke treguar anën e tij të ndjeshme si baba.
I pyetur nëse Sara ndikon në punën e tij artistike, Bardhi nuk ngurroi të përgjigjej me humor: “E paguaj shtrenjtë, ç’të më kërkojë!”
Ai shtoi gjithashtu se mundohet t’i plotësojë dëshirat dhe t’i bëjë surpriza, duke treguar një anë të dashur dhe romantike që publiku nuk e sheh shpesh: “Ç’të ketë qejf! I bëj edhe surpriza.”