Showbiz

“Të gjitha vajzat do dashuroheshin me ty”/ A mund t’a shohim Eros Grezdën në “Big Brother VIP”?

Shkruar nga Liberale

“Të gjitha vajzat do dashuroheshin me ty”/ A mund t’a

I ftuar në emisionin “Pushime On Top”, Eros Grezda ka treguar detaje nga jeta e tij profesionale si dhe ajo private. Ai u shpreh se ka një vit që nuk merret me futbollin dhe tani është agjent futbolli. Sa i takon jetës sentimentale, Eros tha se është beqar.

Ndërkohë emri i tij është përmendur herë pas here si një banor i mundshëm në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”.

I pyetur nga Lei Kraja se pse nuk e ka bërë si eksperiencë, Grezda u përgjigj duke thënë se ‘nuk mbyll asnjë lloj dere’, duke lënë të kuptojë se në të ardhmen mund t’a shohim në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

Pjesë nga intervista:

Je përfolur shumë për pjesën e “Big Brother”, pse nuk e bëre si eksperiencë?

E kam pëlqyer gjithmonë “Big Brother”, sidomos atë shqiptar. Kam shumë respekt për të gjithë njerëzit që merren me këtë format. Është e vërtetë që kam patur ftesë, por nuk ka qenë momenti i duhur për mua. Kam shumë angazhime me punën e re, sapo kam filluar dhe nuk besoj do ishte një zgjidhje e duhur. Jam tip që nuk mbyll asnjë lloj dere, nuk do të them që do shkoj, por nuk të them se nuk do shkoj

Dëgjo, të gjitha vajzat do dashuroheshin me ty

Jo moj, lëri

Je shumë simpatik, flasim realitetin, fakte

Shumë faleminderit për komplimentin

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH