Sociale

Zjarri në Kapshticë rrezikon dy ferma me bletë dhe stacionin e policisë kufitare

Shkruar nga Liberale
Zjarri në Kapshticë rrezikon dy ferma me bletë dhe stacionin e

Situata nga zjarri në kufirin juglindor vijon të përkeqësohet. Vatra aktive zjarri është “zhvendosur” tashmë në afërsi të pikës kufitare të Kapshticës, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi të ulët dhe shkurre.

Sipas burimeve nga terreni, flakët kanë avancuar ndjeshëm dhe aktualisht rrezikojnë dy ferma të mëdha me bletë, si dhe stacionin e policisë kufitare, ku ndodhen mjetet e sekuestruara nga autoritetet doganore.

Terreni i thyer dhe era po e bëjnë të vështirë ndërhyrjen me forca tokësore, ndërkohë që shërbimet zjarrfikëse janë të angazhuara në përpjekje për të izoluar përparimin e flakëve në drejtim të objekteve të rrezikuara.

Autoritetet janë në gatishmëri të lartë, ndërsa po vlerësohet nevoja për ndërhyrje nga ajri nëse situata del jashtë kontrollit.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH