Sociale

Ndahet nga jeta Fatos Kaceli, “Heroi që hapi rrugën drejt lirisë kur theu portën e Ambasadës Italiane, pa kërkuar kurrë lavdi!”

Shkruar nga Liberale

Ndahet nga jeta Fatos Kaceli, “Heroi që hapi rrugën drejt

Fatos Kaceli, një ndër djemtë e Tiranës, i etur për liri dhe ndër guximtarët që shpërthyen muret e ambasadave të huaja në Tiranën e 1990, ka ndërruar jetë.
Ai ishte frymëzim për të rinjtë e viteve ‘90. Ai veproi dhe nuk kërkoi lavdi siç e morën ndoshta shumë të tjerë që nuk e meritonin.
Mesazhet e ngushëllimit nga miqtë dhe shokët e tij në rrjetet sociale janë të shumta. Një prej tyre, ish futbollisti i shquar i Kombëtares sonë, mik i tij, Kastriot Hysi, shkruan:
Lamtumirë, Tos Kaceli!
Një burrë i thjeshtë, i ndershëm, i heshtur, por i madh në vepra. Heroi që hapi rrugën drejt lirisë kur theu portën e Ambasadës Italiane, pa kërkuar kurrë lavdi.
Një mik i rrallë, një vëlla për ne të gjithë.
All-llahu të pranoftë në lulishten e Tij të përjetshme.
Do të jetosh në zemrat tona.
Lavdi emrit dhe kujtimit tënd!
Ngushëllime të sinqerta familjes." 

Më 23 qershor, Skoda Liaz e drejtuar nga Fatos Kaceli shpërtheu portën e Ambasadës italiane, ndërsa të nesërmen, rreth orës 18:00, Skoda e drejtuar nga Kastriot Mano çau mes për mes murin të Ambasadës gjermane duke e shembur për të lejuar vërshimin e njerëzve.

Ndahet nga jeta Fatos Kaceli, “Heroi që hapi rrugën drejt

Ish-drejtori i arkivave, Kastriot Dervishi,kujton ngjarjen e 35 viteve më parë dhe aktin heroik të Fatos Kacelit. -"Më 23.6.1990 mjeti tip "Saurel" i parkut ndërtim-miniera Tiranë, i drejtuar nga 30 vjeçari Fatos Kaceli, shpërtheu portën anësore të ambasadës italiane (sot ambasada amerikane), duke bërë të mundur hyrjen e shtetasve shqiptarë aty. Autoritetet e kohës nuk kishin të dhëna të sakta kush kishin qenë autorët, por identifikonin përveç Fatosit edhe 5 të tjerë: Ilir Veizi, Lulzim Hasa, Gëzim Tota, Fatmir Hyka, Burhan Kalaja. Nga hetimet rezultonte dilte se një goditje të lehtë kish pasur edhe dera kryesore e ambasadës, se shoferi e kish hequr xhamin e makinës para se të ndodhte shpërthimi dhe e kish vendosur në karroceri.
Ngjarja përshpejtoi zhvillimet e 2 korrikut 1990.
Protagonisti i kësaj ngjarjeje, Fatos Kaceli, u nda sot nga jeta".

Ndahet nga jeta Fatos Kaceli, “Heroi që hapi rrugën drejt

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH