Sociale

"Fundi është i tmerrshëm", ish-ministri i Financave këshillon qytetarët: Mos merrni PARA me fajde për pushime LUKSI apo investime!

Shkruar nga Liberale

"Fundi është i tmerrshëm", ish-ministri i Financave

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka ndarë me ndjekësit e tij këshillën e përsëritur që askush të mos zgjedhë paratë me fajde, si një mënyrë për pushime luksoze apo për të bërë realitet projektet që mund të kenë, pasi ato janë varfëria e përhershme.

"Kur merni kredi ju lini peng/koleteral nje pasuri te patundeshme. Kur merni fajde ju lini peng varferine e perhershme dhe kolateral koken/jeten tuaj dhe te familjareve tuaj.

Një këshillë e përsëritur për ata që marrin para me Fajde. Mos nxitoni të bëni investime me para me fajde, aq më pak të luani bixhoz, blini makina lluksoze apo bëni pushime luksoze me para me fajde", shkruan Malaj.

Ai merr shkasë nga rasti tragjik që është regjistruar dje në Kosovë, ku anëtarë të së njëjtës familje janë vrarë nga një person që dyshohet se jepte para me fajde. Ata ishin argjendarë, ndërkohë që autori i skeduar për fajde, tani është në arrati me dy djemtë.

Ish-ministri thotë se fillimisht fajdet të japin kënaqësinë e zgjidhjes së një problemi, investimi apo projekti të ëndërruar, por thekson se fundi është i tmerrshëm.

"Eshte varferim ekstrem dhe risk per jeten dhe familjaret e tyre, kur haumarresit nuk i kthejne ne kohe parate fajde-dhenesve. Borxhi i fajdevej rritet shume shpejte si nje ortek. Sepse per cdo vonese ne kthimin e tyre, ju paguani edhe interes te interesave te pa paguara ne kohe", vijon shënimi.

Ndër të tjera Malaj thotë se edhe kreditë nga institucionet financiare jobanka kanë kosto të mëdha, ashtu si penalitetet e kredive që japin bankat nëse paratë nuk kthehen brenda afateve, ndaj ai apelon për kujdes përpara firmosjes së çdo kontrate.

"Si cdo ortek edhe orteku I borxheve nga fajdet shkaterron gjithcka qe gjen perpara.  Edhe kostot e disa institucioneve financiare jo bankare, por edhe penalitetet e vonesave te mos kthimit ne kohe te kredive qe aplikojne disa banka, kane risk te larte penalizuese deri ne nivele varferuese. 

Prandaj beni kujdes dhe pyesni perpara firmosjes edhe te cdo kontrate huamarrje dhe cdo kontrate ristrukturimi nga cdo institucion kredi-dhenes", përmbyll postimin e tij Arben Malaj,

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH