Sociale

Thirrje për ndihmë/ Dorjan Hysa ka nevojë urgjente për gjak

Shkruar nga Liberale.al

Thirrje për ndihmë/ Dorjan Hysa ka nevojë urgjente për gjak

Një familje nga Tirana po përballet me një situatë të rëndë, pasi djali i tyre, Dorjan Hysa, është diagnostikuar me leuçemi akute dhe ndodhet i shtruar në QSUT, duke luftuar për jetën.

Të afërmit bëjnë thirrje për ndihmë urgjente nga qytetarët për dhurim gjaku, duke theksuar se çdo grup gjaku është i mirëpritur, pasi sasia kompensohet.

Dhurimi i gjakut bëhet tek Banka e Gjakut, pediatria e vjetër, me emrin e pacientit Dorjan Hysa.

Familja falënderon paraprakisht të gjithë ata që do t’i përgjigjen thirrjes, duke e quajtur këtë ndihmë “të paçmueshme në një moment të vështirë për jetën e Dorjanit”.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH