Sociale

HISTORIA e Kristit, vajza që u kthye nga Italia dhe përgatit akullore artizanale në Shëngjin

Shkruar nga Liberale

HISTORIA e Kristit, vajza që u kthye nga Italia dhe përgatit akullore

Ajo përgatit akullore artizanale me receta të mësuara gjatë viteve që jetoi në Itali.

Teksa Shëngjini gumëzhin nga pushuesit dhe aroma e detit përzihet me zhurmën e shëtitores, në një cep të saj, çdo mbrëmje mund të gjeni Kristin, vajzën që la Italinë për të sjellë një copëz ëndrre në atdhe.

Ideja erdhi natyrshëm, se tezja na vinte të na takonte në Itali dhe donte gjithmonë një akullore artizanale nga qyteti ynë. Një ditë e pyeta a ka akullore kështu në Shqipëri? Jo, më tha, këtë akullore është shumë e vështirë ta gjesh. Atëherë më erdhi ideja ta sjell te vendi im, në Shqipëri,” kujton Kristi.

E nis ditën herët me përgatitjen e akulloreve dhe nga ora 20:00–23:00 e gjen tek shëtitorja e plazhit. Fillimi është i mbarë!

Është hala shpejt ta thuash, por për fytyrën që bëjnë shqiptarët kur hanë akulloren time dhe vijnë e më kërkojnë, më duket se jam te rruga e duhur,” shprehet ajo.

Dhe motivin se pse bëri këtë zgjedhje, Kristi e shpjegon me faktin se atë që ta jep vendi yt, nuk e gjen askund tjetër.

Kam pasur gjithmonë dëshirën të vij prapë në këtë vend dhe të kontribuoj si shqiptare te vendi im. Kur rritesh e kupton se çdo vend, sado i mirë të jetë, nuk dëgjohesh kurrë si te shtëpia jote. Kur kam ardhur këtu jam ndier fill si në familje, se të tërë njihemi,” thotë Kristi.

Historia e Kristit është një shprehje besimit se ëndrrat mund të realizohen aty ku e ke zemrën.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH