Showbiz

Labinot Tahiri shpërblen punëtorin e KEK-ut, Mozzik reagon: Bamirësia bëhet në heshtje

Shkruar nga Liberale.al

Labinot Tahiri shpërblen punëtorin e KEK-ut, Mozzik reagon:

Këngëtari dhe humanisti nga Ferizaj, Labinot Tahiri, ka publikuar së fundmi një fotografi të një punëtori të KEK-ut, duke treguar përkushtimin e këtij të fundit në kryerjen e një pune të rëndë në kushte të vështira. Në shenjë mirënjohjeje, Labinoti ka ofruar publikisht një shpërblim prej 1000 eurosh për punëtorin, si dhe një drekë në restorantin e tij personal.

Ai njoftoi të martën se e ka mbajtur premtimin dhe e ka shpërblyer punëtorin, duke theksuar se gjithmonë do të jetë pranë atyre që punojnë ndershëm dhe kanë nevojë për mbështetje.

Mirëpo, reagimet nuk kanë munguar. Këngëtari Mozzik, ndonëse pa përmendur emra, ka lëshuar një mesazh në rrjetet sociale që shumë e kanë parë si një kritikë ndaj veprimit të Labinot Tahirit.

“Bëje të mirën dhe gjuaje në det  jo për t’u kthyer, por se ashtu ta thotë zemra. Kush e reklamon të mirën, s’e ka bërë për hir të saj por për veten, për lavdinë, për pëlqimet”, shkroi Mozzik në një postim në Instagram, duke shtuar se “e vërteta e bamirësisë është heshtja, jo ‘story’-t”.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH