Showbiz

Baby G zbulon se është martuar? Ja si iu përgjigj një ndjekësi në TikTok

Shkruar nga Liberale.al

Baby G zbulon se është martuar? Ja si iu përgjigj një

Këngëtarja shqiptare Baby G ka habitur fansat me një deklaratë të papritur në rrjetin social TikTok.

Teksa po u përgjigjej komenteve të ndjekësve, njëri prej tyre i kishte shkruar që të fejohej dhe të mos humbte më kohë. Por Baby G nuk e ka lënë pa përgjigje këtë koment, madje ka surprizuar të gjithë me reagimin e saj.

"Jam e martuar idiot, çfarë dreqi", ka shkruar ajo, duke shtuar dyshimet nëse artistja është realisht e martuar.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar, dhe nuk dihet nëse kjo deklaratë ishte serioze apo vetëm një përgjigje ironike për vëmendje. Deri tani, Baby G ka qenë shumë e rezervuar për jetën e saj personale dhe në median rozë nuk është përfolur për ndonjë lidhje serioze apo martesë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH