Sport

Fitore për Partizanin dhe Dinamon, Vllaznia dorëzohet në Slloveni

Shkruar nga Liberale.al

Fitore për Partizanin dhe Dinamon, Vllaznia dorëzohet në Slloveni

Skuadra shqiptare Partizani fitoi me rezultatin 0-3 ndaj ekipit maqedonas Rabotnicki, në një ndeshje të zhvilluar në Strugë. Golin e parë e shënoi Keko nga penalltia, ndërsa Skuka dhe Garcia vulosën fitoren me dy gola të tjerë.

Ndërkohë, Dinamo Tirana luajti në Ohër dhe arriti një fitore të thellë 4-1 ndaj Ballkanit. Golat për Dinamon u shënuan nga Vila, Itodo, Nani dhe Bregu.

Në një tjetër përballje, Vllaznia u mund 5-3 nga skuadra sllovene Koper. Pavarësisht humbjes, skuadra shkodrane arriti të shënojë tre herë me Yagon, Dodajn dhe Grudën. Trajneri Edi Martini provoi disa lojtarë të rinj, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet europiane.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH