Sport

Mbappe në dyshim për ndeshjen kundër Salzburgut në Botërorin e Klubeve

Shkruar nga Liberale.al

Mbappe në dyshim për ndeshjen kundër Salzburgut në

Real Madrid po përgatitet për ndeshjen e radhës në Botërorin e Klubeve kundër skuadrës austriake Salzburg. Megjithatë, prania e Kylian Mbappe në këtë takim është ende në pikëpyetje.

Sulmuesi francez ka pasur probleme me shëndetin – konkretisht me gastroenteritin – dhe sipas raportimeve të fundit nga “El Chiringuito”, atij do t’i duhen të paktën dhjetë ditë për t’u rikuperuar plotësisht. Kjo do të thotë se shanset që ai të luajë si titullar janë shumë të vogla.

Mbappe nuk ka luajtur ende asnjë minutë në këtë turne, dhe Los Blancos po e menaxhojnë me kujdes gjendjen e tij fizike. Trajneri Xabi Alonso e ka përgatitur skuadrën edhe në mungesë të tij, dhe është gati të përballet me Salzburgun me një formacion alternativ.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH