
Ylli brazilian i futbollit, Neymar, dhe partnerja e tij Bruna Biancardi janë bërë prindër për herë të dytë.
Ata kanë ndarë lajmin e bukur në rrjetet sociale.
Krahas fotove të ëmbla të publikuara në Instagram, ata kanë ndarë me ndjekësit edhe emrin e të voglës, të cilën e kanë quajtur Mel.
“Mel-i ynë erdhi në jetë, për ta plotësuar dhe ëmbëlsuar edhe më shumë botën tonë! Mirë se erdhe, bijë! Zoti e bekoftë jetën tënde dhe të të mbrojë nga çdo e keqe! Jemi të emocionuar të nisim këtë kapitull të ri me ty. Të duam pafund”, shkruan çifti krah fotove të vogëlushes.