Sport

Detaje të reja nga aksidenti që i mori jetën Diogo Jotës dhe vëllait të tij

Shkruar nga Liberale.al

Detaje të reja nga aksidenti që i mori jetën Diogo Jotës

Hetimet për aksidentin e rëndë që i mori jetën futbollistit të njohur portugez Diogo Jota dhe vëllait të tij, André Silva, po nxjerrin në dritë gjithnjë e më shumë detaje tronditëse.

Sipas policisë spanjolle, dyshohet se ishte vetë Jota në timonin e Lamborghini-t luksoz që doli nga rruga në autostradën A52 në Zamora, përpara se të shpërthente në flakë. Automjeti ishte duke lëvizur me shpejtësi të madhe dhe mendohet se po tentonte të parakalonte kur ndodhi aksidenti tragjik.

Një tjetër pistë që po hetohet është mundësia e një shpërthimi të gomës, e cila mund të ketë bërë që Jota të humbiste kontrollin mbi makinën. Ekspertët janë duke analizuar gjurmët e gomave në vendngjarje, por deri tani, autoritetet kanë përjashtuar mundësinë që rruga të ketë qenë problematike për aksidente.

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm 11 ditë pas martesës së Jotës me partneren e tij prej vitesh, Rute Cardoso. Çifti kishte tre fëmijë. Dy vëllezërit po udhëtonin drejt portit të Santanderit, ku Jota do të nisej për t’u kthyer në Angli, për stërvitje me ekipin e Liverpool-it.

Makina u shkatërrua pothuajse tërësisht nga zjarri, çka e ka bërë të vështirë procesin e hetimit. Megjithatë, policia pritet të dorëzojë së shpejti raportin përfundimtar në gjykatë.

Ceremonia mortore u mbajt këtë fundjavë në qytetin e lindjes së Jotës, në Gondomar të Portugalisë. Të afërmit, miqtë dhe fansat u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit me lot dhe pikëllim dy vëllezërve që u ndanë nga jeta shumë shpejt.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH