Lojtari i Real Madrid, Aurélien Tchouameni, ka folur së fundmi për ëndrrën e tij dhe për jetën në klubin spanjoll.
“Të luaj te Real Madrid është diçka shumë e veçantë për mua. Shpresoj të qëndroj këtu dhe të përfundoj karrierën time te ky klub, sepse për mua Real Madrid është maja e futbollit,” tha Tchouameni.
Ai kujtoi edhe momentin më të veçantë në karrierën e tij: “Dita ime e parë te Reali ishte përmbushja e një ëndrre.”
Mesfushori francez theksoi ndryshimin e madh midis klubeve ku ka luajtur më parë dhe Real Madridit: “Bordeaux dhe Monaco më kanë ndihmuar shumë për t’u formësuar si lojtar, por Real Madrid është një nivel tjetër. Presioni, përkushtimi dhe ambicia për të fituar janë gjithmonë të larta. Për ne, çdo ndeshje është si një finale.”