Ardit Nikaj nuk është më pjesë e Skënderbeut. Sulmuesi 23-vjeçar ka mbyllur aventurën në Korçë dhe është transferuar në kampionatin polak, ku do të luajë për skuadrën e njohur Wisla Krakow.
Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë klubi polak, i cili përmes një njoftimi në rrjetet sociale shkruan:
“Jemi të kënaqur të njoftojmë se Ardit Nikaj i është bashkuar Wisła Kraków. Sulmuesi 23-vjeçar nga Shqipëria i bashkohet ekipit tonë me një huazim njëvjeçar me mundësi transferimi të përhershëm.”
Marrëveshja mes palëve është huazim për një sezon, me të drejtë blerjeje në fund të vitit.
Nikaj vjen pas një sezoni të mirë në Superiore, ku me fanellën e Skënderbeut luajti 25 ndeshje dhe realizoi 5 gola. Në Poloni, ai do të kërkojë të përshtatet shpejt me ekipin dhe ambientin e ri, duke synuar një sezon sa më pozitiv.