Sport

Kolo Muani: Dua të qëndroj te Juventusi, jam i lumtur këtu

Shkruar nga Liberale.al

Kolo Muani: Dua të qëndroj te Juventusi, jam i lumtur këtu

Sulmuesi francez Randal Kolo Muani ka shprehur hapur dëshirën për të vazhduar karrierën te Juventusi, edhe pas përfundimit të huazimit që i skadon në fund të Kupës së Botës për Klube.

Edhe pse kartoni i tij është në pronësi të Paris Saint-Germain, Muani nuk e fsheh faktin se ndihet shumë mirë në klubin italian.

“Nuk di asgjë për interesimin nga Chelsea. Jam i përqendruar vetëm te Kupa e Botës për Klube. Do të shohim çfarë ndodh në treg pas përfundimit të turneut,” tha sulmuesi.

“Nëse do të varej vetëm nga unë, do të qëndroja këtu. Jam vërtet i lumtur te Juventusi,” përfundoi ai.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH