Piktori Arben Golemi në këtë vepër paraqet një pamje të qetë, ngjyra të ndezura dhe ndërtesa të ngritura në kohë të Tiranës. Përmes një stili ekspresiv artisti sjell ndjesinë e 'zbehtë' që karakterizon kryqeytetin shqiptar në shekullin e 20-të.
Arben Golemi e nisi rrugëtimin e tij të artit i frymëzuar nga qyteti ku lindi, në vitin 1954 – Berati, me kishat e tij bizantine, afresket mesjetare dhe ansamblet muzeale. Pasi studioi arkitekturë në Universitetin Politeknik të Tiranës dhe teori arti në Akademinë e Arteve po në Tiranë, ai iu përkushtua ngjyrave, duke i shkrirë ato me hapësirën; duke ruajtur karakterin dhe origjinën..
Arben Golemi, një piktor i shquar i brezit të tij, është një figurë që shpreh me forcë poetikën e agresivitetit në artin e tij. Vepra e tij shfaq një përzierje të ndjenjave romantike dhe brishtësisë natyrore, duke e bërë artin e tij një reflektim të lirizmit dhe spontaneitetit.
Kontrastet dhe përthyerjet e ngjyrave që përdor imponojnë vëmendjen e spektatorëve, duke i ftuar ata të shohin dhe kuptojnë përmes perceptimit të tyre.
Golemi është i njohur për dinamikën e tij mahnitëse dhe ekspresivitetin befasues, që shpesh vjen në përmasa të mëdha, duke ofruar një liri interpretimi për ata që e vëzhgojnë.
Ai ka arritur të krijojë një identitet të fortë artistik, aq sa admiruesit e tij e njohin veprën pa pasur nevojë të kërkojnë nënshkrimin e tij.
Përmes një stili agresiv dhe imponues, Golemi ka arritur të rrëfejë universin e shpirtit të tij krijues, duke krijuar një lidhje të thellë me ata që e përjetojnë artin e tij.