Arte

Hapet ekspozita “Kujtesa e Mesdheut” në Bibliotekën Kombëtare

Shkruar nga Liberale

Hapet ekspozita “Kujtesa e Mesdheut” në Bibliotekën

 Në kuadër të shpalljes së Tiranës si “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë është çelur ekspozita “Kujtesa e Mesdheut”. Ekspozita përmban mbi 700 vepra origjinale nga periudha 1300-1800, përfshirë libra, dorëshkrime, harta dhe gravura të rralla, ndër to edhe në gjuhën osmane, që pasqyrojnë trashëgiminë e pasur mesdhetare.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë përfaqësues të qeverisë, institucioneve kulturore dhe studiues. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, theksoi rëndësinë e rikthimit të vëmendjes tek libri dhe trashëgimia kulturore, ndërsa drejtori i Bibliotekës, Piro Misha, u shpreh se ekspozita synon të promovojë koleksionet e bibliotekës dhe dialogun ndërkulturor. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për një muaj.

/S.B/Liberale.al/

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH