Arte

FOTO HISTORIKE/ Zgjedhjet e vitit 1991 dhe Lindja e Pluralizmit Politik në Shqipëri

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ Zgjedhjet e vitit 1991 dhe Lindja e Pluralizmit Politik në

Zgjedhjet e vitit 1991 i mësuan shqiptarëve se instrumenti jetik me të cilin demokracia funksionon ishin zgjedhjet e lira. Më 31 Mars të vitit 1991 Partia e Punës kishte fituar zgjedhjet. Nga ana tjetër Partia Demokratike pati bindjen se këto zgjedhje ishin manipuluar, madje edhe në disa prej qyteteve kryesore ku PD kishte fituar mbi 80% të votave. Filluan të hidheshin zërat e parë për protesta. Klima e tensionuar politike kulmoi me protestën e 2 prillit në Shkodër, ku katër qytetarë u vranë nga forcat e sigurisë, duke shkaktuar një krizë të madhe politike.

Partia Demokratike fillimisht bojkotoi Parlamentin, por me ndërmjetësimin e ambasadave të huaja, ajo iu bashkua më 17 prill. Ramiz Alia u rizgjodh president si një kandidat zyrtarisht i pavarur, ndërsa opozita refuzoi të propozonte një alternativë. Pas dorëheqjes së kryeministrit Fatos Nano më 3 qershor, Partia e Punës e riemërtoi veten si Partia Socialiste dhe zgjodhi Nanon si udhëheqësin e saj. Zgjedhjet e marsit 1992 i sollën fitoren Partisë Demokratike dhe çuan në dorëheqjen e Alisë, duke hapur rrugën për zgjedhjen e Sali Berishës si president i ri.

Përgatiti : Hemelita Boriҫi

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH