Arte

PIKTURA E DITËS: "Gruaja në karrige"- E realizuar nga Mustafa Arapi në vitin 1995

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Gruaja në karrige"- E realizuar nga

"Gruaja në karrige", është punim i artistit Mustafa Arapit. Kjo vepër është realizuar në vitin 1995 dhe ruhet në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. 

Mustafa Arapi lindi në Tiranë më 23 korrik të vitit 1950 dhe u diplomua në vitin 1979 për pikturë në Fakultetin e Artit Pamor në Akademinë e Arteve të Bukura Tiranë.

Pas studimeve ai dha kontributin e tij të vyer në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë, si restaurues i veprave të artit bizantin, për t’u rikthyer sërish në pozicionin e shefit të Sektorit të Artit, po në Institutin e Monumenteve të kulturës në vitet 1993 – 2006.

Mustafa Arapi ishte artist i cili davarinte mjegullën që shpërfaqte krijimin dhe i jepte kuptim efekteve të dritës me ngjyra që përplaseshin në krejt arkitekturën e në objekte lokale tjera.

Ky ishte njëri prej efektve që përpilonte ballafaqimin e ngjyrave dhe përfitimin e thellë shpirtëror. Hija e ngjyrës që shpërfaqej nga qielli veçanërisht rretë ishin gri dhe nuk shqetësohej fare a kapte atë realitetin objektiv siç ishte, por më tepër ashtu siç e ndjente në një formë subjektive.

Piktori dhe studiuesi i njohur Mustafa Arapi u nda nga jeta, në moshën 71-vjeçare.

 

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH